Kompleksi Atifete…

Atifete+Address
Standard

Dashuria për Atifeten nuk njeh kufi. Është platonike, e përtejme. Është dashuri që nuk do t`i kishte lakmi askush, askund në botë. Është dashuri që nuk ndodh kurrë, dhe kur ndodh në nanosekondin e parë kthehet në një përmbushje të egos duke rrotulluar gjithçka në një përbuzje, nënçmim, madje asocim me pozitën e saj si grua dhe prejardhjen e saj katunareske.

*

Dashuria jonë ndaj të parës së shtetit gjithmonë vjen me sharje, ofendime, me një rrebesh kritikash dhe me shitje pallavrash e teza intelektuale që në mënyrë hipotetike e bëjnë Atifeten kësi, ose asi. Dashuria jonë për Atifeten është dicka që nuk do të ndodhë as në ëndrra, as në përallë, e as kur atë e lavdon edhe Gjermania ose Amerika. Jemi kaq të vendosur ta privojmë Atifeten nga dashuria.

*

Kur Jahjaga pati folur në TEDxAmsterdam mendova për pak se qëndrimi ynë karshi saj mund të ndryshojë. E dikush erdhi e më tha “e ka lexuar tekstin në promter, normalisht që anglishtja i ka rrjedhë mirë”. Edhe aty nuk na pëlqeu, kur realisht foli mes të tjerash për luftën që ndodhi para disa vitesh, për viktimat, për gjenocidin dhe mohimin e të drejtës elementare për jetë. As aty Atifetja nuk na pëlqeu. E përbuzëm, e përqeshëm dhe madje të vërtetat që i tha dolën sekondare e terciare, krejt pas ndjenjës së përbuzjes që kishim për gjithçka që ajo grua paraqiti në këtë mbrëmje.

Dikujt nga publiku edhe mund të mos i ketë pëlqyer kostumi i saj apo mënyra se si ajo rregullon flokët, por krejt larg asaj ata që çmojnë këto fjalime e kuptuan sinqeritetin e kësaj gruaje. Nëse dikush u përlot nga publiku, them se pa dashje na rrëzoi intelektin e cektë që shumica prej nesh e kemi. Që asnjëherë nuk provuam veç pak ta pëlqenim këtë grua, në të cilën ka vend për përmirësim, si në secilin prej atyre që i kemi votuar tash e disa vite e krejt çka na kanë sjellë janë premtime, inqizime bisedash rrugaqësh dhe seanca të cofta kuvendi.

*

E ne vazhdimisht merremi me gjithçka në figurën e kësaj gruaje PO, ka dalë nga zarfi dhe PO, nuk e kemi zgjedhur ne. Nuk është e zgjedhura jonë, por kjo nuk e bën një nga “ata tjerët”. Ajo është një nga ne, nga ne që nuk jemi shumë dhe kaq sa jemi besoj duhet të mbështetemi tek njëri tjetri. PO, Atifetja ka bërë për viktimat e dhunimit të luftës në Kosovë më shumë se gratë tjera të qeverisë së Kosovës dhe PO, mund të ishte edhe një tjetër më e shkolluar, më e bukur, më e sofistikuar, më e edukuar e rafinuar,  por edhe PO, e zgjedhur prej nesh. Por dosido, do të duhej ta promovonim guximin e saj dhe imazhin që ajo po i sjell shtetit. Para së gjithash, ajo nuk është akuzuar për trafikim me organe njerëzore, dhe ishte e vështirë të gjeje një burrë në këtë qeveri që me faqe të bardhë të na printe në pozitën që kjo grua mban.

*

Në një shoqëri patriarkale si e jona, averzioni ndaj një gruaje në pushtet nuk vjen si bumerang. E kemi gjykuar aq shumë cdo veprim që ajo ka bërë, cdo veshje që ajo e ka në trup dhe cdo grimasë e cila ka dalë nga fytyra e saj. E kam bërë edhe unë. Shumica, të njëjtat veprime nuk i kemi gjykuar në relacion me meshkujt, shembull.

*

E krejt urrejtja qe lidhet me këtë grua, buron më së paku nga ajo. Neve në fakt na pëlqejnë shumë pak gjëra, dhe destruktivizmi që dita ditës e kemi na bën të mos mendojmë jashtë kutisë. Ne Atifeten e shohim si një marionetë me të cilën luan kjo qeveri dhe së cilës i ra bingo të jetë përfaqësimi i radhës emblematik i Kosovës në botë. Një kukull e kurdisur. Një mendje që manovrohet si me telekomandë. Një police që dashurohet nga pjesëmarrëset e konkurseve të bukurisë. Një kosovare me anglishte të ngectë. Një grua.

Kujt i bën përshtypje kjo? Nuk pajtohem me parashutizmin e një gruaje të tillë në instancat më të larta të shtetit, por kjo nuk nënkupton zhagitje ditë për ditë të imazhit të kësaj gruaje. Në fakt, nuk po i ndihmojmë as asaj e as vetes. Problemet me fustanin e saj, me Hikmetin, problemet me fjalët dhe mimikën, me Kikin dhe mikrofonin, për çudi nuk ia pamë asku tjetër pos në intervistat në Kosovë. Kam përshtypjen se kur ajo grua hap gojën, sikur ndjen se ne jemi sy e veshë katër të shohim çka po thotë, pse po e thotë, si po e thotë. Dhe ne secili jemi analistë e opinionistë, secili më i shkolluar e arsimuar se ajo. Secili kemi kompetencën të futemi në vetë Jahjagën. Secili kemi të drejtë ta krahasojmë atë me një pjesëmarrëse në një konkurs bukurie, kjo krejt për tu dukur shumë më interesant para të tjerëve. Por PO, jemi ne ata që provojmë të dukemi më interesant sesa vetë ajo grua kur duhet t`i flasë dikujt për vuajtjet tona, apo për fenë, religjionin, e Kosovën si jokorridor të ISIS-it.

E komentojmë sikur ne të ishim brenda zhvillimeve, brenda zyreve, brenda përditshmërisë së saj. Sikur ajo të ishte e Hong Kongut, jo e jona.

*

Si ka mundësi që asnjëherë nuk patëm edhe më të voglën mbështetje për këtë grua? Para së gjithash, ajo është vetëm një nga pjellët e një shoqërie patriarkale ku gruaja në pozitën e presidentes është dukur absurd i llojit të vet. Mashkull, nuk ka rëndësi çka flet, atë e kemi dashur gjithmonë. Mashkull dhe kaq, qoftë Hashim ose Isë ose Ramush ose Behxhet. Ka pak rëndësi, gjinia është mashkull. Mashkull edhe pa tru madje. Dhe kjo grua, kjo femër që nga secili prej nesh ka kërkuar një marrëveshje të pashkruar dhe një aleancë drejt edhe forcimi të pozitës së gruas në shoqëri e në politikë, duke mos dashur ta thumbojë maskulinitetin që mbizotëron kudo, krejt cka ka gjetur janë komentet tona shterrpë, që gjithmonë lidhen me faktin se ajo nuk është e përzgjedhura jonë, dhe si e tillë është e dënuar në mosbesim kontinuel, derisa të jetë e tillë. Thuajse të gjithë të përzgjedhurit tanë na dolën të lulëzuar e të bollshëm. Thuajse ata që i zgjodhëm e justifikojnë krejt hamamin që i shkaktuan këtij vendi, neve.

*

PO, e përsëris, atë nuk e kemi zgjedhur dhe me vetëdëshirën qytetare nuk do të dilte e para në listë për të marrë fronin e shtetit. Por, këmbëkryq e pritëm, dhe prandaj do të duhej ta përkrahim e jo ta glorifikonim të qenit normal, të qenit një grua që para së gjithash i prin një populli në formim të identitetit të tij. Atifetja meriton hapësirën tonë, hapësirën përtej ideologjisë patriarkale dhe idesë së një femër e grua është e mirë me gojën mbyllur.

Ne jemi njëjtë si Atifetja. Në mënyrë naive, do të duhej ta donim pak më shumë Atifeten.

(Shkrimi është i botuar në të përditshmen “ZERI” me datë 30 shtator 2014. Nuk mund të gjendet online për shkak se stafi i gazetës sot ka lansuar portalin e ri dhe është në përgatitje të vendosjes së arkivës në webin http://www.zeri.info)

100, banali dhe zhbiruesi

Standard

Ishim veç 100. Në fakt, ndoshta as 100 trupa nuk ishim aty, ndoshta veç 50 prodhonin sinqeritet e të tjerë kishin ardhur për ti kapur fokusi i kamerës. Megjithatë, ishin veç 100 ego prej mijërave që dalin produkte prej po këtyre ndërtesave.

100 mendje të ndritura, ose ndoshta 100 mendje që mendojnë jashtë kutisë. Potencialisht, 100 mendje të ndryshme e ndoshta mendje që duhet të pajtohen me katrahurë. Mund të ishim edhe 2 mijë, edhe 5 mijë, por ne nuk jemi kurrë në numër të tillë. As si studentë, as si protestues, as kur debatojmë për fenë ose për ndonjë temë tjetër, ne nuk gjejmë ultimatum. Për ankesa, jemi ekip i mirë.

100 ishim mesatarisht në një protestë të organizuar kundër dinjitetit të humbur të Universitetit të Prishtinës. Po kaq ishte numri kur erdhi momenti për të dalë kundër korrupsionit që ndodh brenda ndërtesave të këtij Universiteti, ose brenda ndërtesës së verdhë ku pushon i qetë vetë kryesuesi i tij, ky që nuk di çka është banaliteti. Revistat shkencore ku ai ka publikuar me siguri ishin në gjuhë indiane, arabe, e në këso gjuhësh fjala “banal/e” nuk ekziston.

E premte, 24 janar, por ne ishim veç 100. Unë, që para katër viteve kisha vendosur të studioj në Universitetin që një ditë më vonë se dita e hyrjes kisha vendosur ta braktisja, dhe të tjerë që panë se çfarë ndodhë brenda tij.

Duke mos dashur të sjell mbi tavolinë rektorin, asistentët e arrestuar, revistat shkencore në të cilat ka botuar Hasa e Hysa, apo këtë zhbiruesin e fundit që me fraza sterile provoi ta gjuante me fjalë gazetarin i cili lojën ia luajti më së miri, faji i këtyre 100-ve që ishim në atë protestë të së premtes ishte se ne jemi banalë. Ne në fakt kemi faj kur mendojmë se kjo shoqëri mendon ndryshimin ose kur skenari i krejt shfaqjes mund të ndryshojë. Unë, vetë, prisja që të ishim më shumë, për disa arsye. 12 mijë, 11 mijë, shifra të tilla nuk prisja sepse ato më shumë janë shifrat e degradimit të UP-së.

Nën një, jo sepse e di se këta studentë janë të mençur, kanë mendim kritik dhe dikur reflektojnë. Shumica prej tyre, reflektimin e mendojnë si term veç kur dielli bie mbi pasqyre dhe dikujt “i reflekton” në fytyrë. Unë e di se ata nuk reflektojnë, dhe kjo veç sa mu forcua ditën e premte. Këta studentë janë po të njëjtët që në çdo pirje kafe në qytet, me 50 centë dhe me katër orë qëndrim në të njëjtën karrige, flasin se sa mirë do të ishte të vdiste ky, apo ai profesor. Se sa mirë do të ishte të mos e kishim lëndën e Berim Ramosajt apo lëndën e Enver Kutllovcit, sepse ata na lodhin tej mase. Studentët që piedestalin e kanë arritur me notën 10.0, janë edhe ata që ankohen. Ankohen sepse për disa afate nuk e kanë kaluar këtë lëndë, apo atë lëndë, këtë skripte ose atë  tjetrën. Dhe me gjithë ato lëndë që në një vit kalendarik kalohen në Universitetin e Prishtinës, studentët ende nuk e dinë se në fjalor ekziston fjala REFLEKTIM, dhe ka sinonime të tjera, në rast se kjo fjalë nuk kuptohet. Për shumë studentë të UP-së, reflektimi është fjalë akademike, sikur shkrimi akademik i viteve të treta.

Jemi 100 që dolëm, bëmë mirë ose keq, kundër marrive të Universitetit të Prishtinës. Sepse notat na japin kur ua lexojmë librat, por nuk bëmë zë. Sepse u arrestuan asistentët, dhe profesorët kinse na bindën se nuk janë ata ordinerët në këtë mesele, e ne nuk bëmë zë. Sepse të njëjtit dolën se botuan punimet e tyre shkencore në revista të vobekta dhe me nivel turpi, e krejt këtu ne bëmë diçka. Ne, që ishim 100, ne ishim zëri kundër UP-së. Ju të tjerët nuk ishit, prandaj ose ankohuni në heshtje ose mos shitni pallavra koti. Sot, ju shoh se merreni edhe me banalin edhe me zhbiruesin, por ju nuk ishit në protestë, prandaj nuk keni të drejtë as për vajtimin pas therrjes, ju nuk duhet as të qaheni sepse diçka të tillë, kur e pranoni, e meritoni.

Ne, 100 individë që protestuam, e kontestojmë edhe dijen tonë. Unë sot nuk e di nëse atë që e morra në lëndën e Mikroekonomisë është e saktë dhe me bazë, njëjtë sikur nuk mund të them se shtatëshja e Shkrimit Akademik korrespondon me nivelin e shkrimeve të mia.

Unë, dhe ne 100, jemi banalë pse llogarisim në rininë dhe ata mijëra persona që studiojnë në Universitetin e Prishtinës. Edhe atë pak pritje, urrej ta mendoj se e mendova. Kaq pak mendje kritike mund të ketë një vend nga i cili kërpudha të këqija dalin prej UP-së. Nuk pajtohem me ty nëse mendon se UP-ja nuk ka probleme. Nuk pajtohem me ty nëse ke arsye të fortë që nuk del në protestë, paqësore kjo. Nuk do të mund të pajtohem as me idenë se një dorëheqje është banale, sepse më banale është anglishtja e rektorit, CV-ja e tij dhe dija e transmetuar në disa faqe kilometra larg, pa pikë niveli.

Prapë, banal jemi ne 100 persona që ditëm, nëse për asgjë, të lëviznim nga zona komforte e të ngisnim zërin për të tjerë që do vijnë. Shifra e mijëra personave që hyjnë vit për vit në Universitetin e Prishtinës, është konstant banale me banalitetin tonë, banalitetin e rektorit që është personazh banal i pseudo-elitës akademike, dhe përfundimisht me banalitetin e studentit që idenë kryesore e ka diplomimin, punimin e diplomës, e cili me plot banalitet përfundon në shportën e papunësisë.

Lëpij

Standard

Në një dokument të tërë Kushtetute që Kosova e posedon tash e disa vite, fjala kulturë zë vend vetëm tri herë. Akti më i lartë juridik i një shteti të njeh veç pak kulturë, prandaj këtë kulturë të paktë e minore e ka edhe vetë populli.
Kur para gjashtë vitesh e shpallëm pavarësinë, “shtetin sovran e demokratik”, secili prej nesh menduam se pas gjashtë vitesh do të ishim më të emancipuar. Do të flisnim ndoshta më mirë, do t`i artikulonim më mirë mendimet, do të shkonim më shpesh në kinema e do t`i lexonim prej së vërteti librat e klasikëve botërorë. E patëm menduar një histori të mësuar për së mbari, ndoshta do të dilnim të shihnim sheshet e metropoleve tjera që e lënë në zero këtë shesh-grumbull-fontanash në mes të Prishtinës, por kjo shkoi dëm sa hap e mbyll sytë.

***

Dhe vendosa që kulturën e këtij viti ta lidh me një koncept kuratorial, si ato të kuratorëve.
Lëpij, së pari, sepse secili është lëpirë në secilin njeri tjetër. Shumica e këtyre ‘kulturoshëve’ të këtij shteti janë lëpirë tek tjetri, kanë bërë sebep në fjalët e njëri tjetrit, kanë dhënë Amin për këto fjalë, i kanë thënë në deklarata sepse e kanë ditur se do të përfitojnë. Krejt në fund, të tillët si Adem Demaçi kanë dalë e kanë demantuar veten pas jo më shumë se 24 orësh. Janë lëpirë e stërlëpirë e janë shitur për pak para, sa kanë dëmtuar imazh akademikësh, kanë dëmtuar muze e trashëgimi.
Dhe, me figurën e lartpërmendur, është shembulli më i mirë i zërit të mekur të njerëzve që sot, por edhe dikur, mbanin gjallë një identitet kulturor. Të tillë si Demaçi, vërtetë janë lëpirë në masë shqetësuese. Për një copë rroge mujore ata kanë harruar të shkruajnë e të qesin në pah perlat që dikur na lanë neve, gjeneratave të reja. Sot, shumica veç komentojnë sepse po të njëjtat fjalë i kanë me amanet prej figurave të larta shtetërore, në fleta të bardha të cilat janë pa kuptim dhe nuk prodhojnë asgjë.

***

Është lëpirë secili artist, e madje ka lëpirë edhe vetveten që me një foto nudo të mund të marrë çmime e rrugë për Nju Jork. Në një kohë kur arti i botës e ka parakaluar dhe vjellë mbrapshtë lakuriqësinë, ne ende kemi frikë e mendojmë që të zhvishesh është arti bashkëkohor pikant. Të tillë autorë, që ende nuk e kuptojnë idenë mes lëpirjes dhe erotikes, e që nuk e kanë hamendur se e para nuk i bëhet secilit medium e secilës shtëpi botuese. Janë po ata që u lëpihen të mëdhenjve të shtetit, u japin kënaqësi e shërbime, krejt në shkëmbim të pak parave për një film që në fund rezulton me sesion karate.

***
Ja Qosja, në anën tjetër, një figurë që unë personalisht e kisha admiruar për shumë kohë. Për qëndrimet e tij, për idenë e një populli në objektivin e tij prej intelektuali. Ja ky, që sot flet për UÇK-në, për Lubonjën, për Haradinajt, për shpirtrat e vdekur e të gjallë. Një lëpirje e sojit të vetë kjo, me puro prapavijë që sedrës së Qosjes nuk i shkon hiç se hiç. Mund të ngjasojë pak principiele ose e tepruar, por njerëzit e kulturës për mua duhet të jenë të rafinuar, e të mos japin mendimin e tyre për çdo më të imtën çështje që domosdo lidhet me politikën. Ja që këta tanët japin mendime vend e pa vend, aty ku nuk duhet.

***
Ja Akademia e Shkencave, ky institucion që hesht. Unë nuk di asgjë për të, se ky vetëm hesht. Doli puna e librave të historisë, dhe ata heshtën. Me libra pati probleme edhe në Kosovën Lindore, por prapë heshtën. Këta intelektualë, librat e të cilëve i kam lexuar dhe nuk mund ta besoj se janë shkruar nga dora e tyre, duhet të bëhen uni i këtij populli, zëri i parë e më i fuqishmi drejt një identiteti kulturor. Nuk e di si më lidhet kjo me lëpirjen, ndoshta po lëpihen aq shumë me vetë heshtjen dhe amullinë që i ka kapluar.

(Të lëpihesh, të të lëpijnë, e të lëpiheni reciprokisht për pak kacidhe, nuk është zgjidhja, jo e një vendi ku kultura është bira e fundit e kavallit)

Apatia e quajtur Universitet i Prishtinës

Standard

Arbër Selmani

Nëse dikush mendon se në vitin e tretë të studimeve të kesh lëndë shkrimin akademik është sukses, duhet të ndalojë e mos ta lexojë këtë blog. Nëse dikush mendon se në Fakultetin Ekonomik, në po këtë lëndë, duhet të vlerësohesh për temën “Sikur kjo të ishte e vërtetë” dhe se kjo është tema e duhur, le të stopojë edhe ky person së lexuari. Le të niset drejt hartimit për Borëbardhën. Unë mendoj ndryshe, nuk kam qenë e nuk jam krenar që jam pjesë e një Universiteti si ai i Prishtinës.

Nuk e ndjej veten student të këtij fakulteti, dhe këtë e kam thënë shumë moti. Së fundmi, unë veq po e forcoj mendimin tim, se UP-ja nuk është asgjë tjetër pos një fole e vazhdimësisë së nxënësve të dështuar të Kosovës dhe profesorëve të ngecur akademikisht. Trekëndëshit, për ti ndihmuar, ia shtojmë edhe Ministrinë e Arsimit, kjo e paarsimuar deri në palcë.

Më mungon edhe këtë herë dëshira e faktorizimit, por si person që ka 3 vite në fakultet kam të drejtë dhe kompetenca për tu shprehur: këta asistentë të arrestuar së fundmi janë kamufllazha e duhur e UP-së, e kokave të mëdha të cilave duhet t`ua blesh librin për t`ua marrë notën, a ndoshta duhet t`ua vizatosh gjinjtë për të marrë “respektin”. Të tillëve, duhet t`ua japësh për hunde mijëra euro për një posedim indeksi. Të njëjtit, në fund, si Babadimra për fëmijët e tyre kanë një dhuratë të mirë: një bursë qeverie! Bingo !
UP-ja është vendi ku vlerësohesh për mosdije, është vendi ku vlerësohesh me seminare e punime të vjedhura, është foleja më e mirë për një pjesë të asistentëve e profesorëve që kanë kohë pa e kaluar procesin e rivlerësimit, ose pa lexuar dicka nga letërsia botërore. Ndryshe, të shkruash për dashurinë në Shkrim Akademik nuk arsyetohesh. UP-ja është po ajo që nxjerr analfabetë pas 5 vitesh studim në të. Up-ja nxjerr analfabetë nga analfabetët. UP-ja, me shkrimin akademik ka dështuar shumë moti, edhe pse tenton ta fusë në vitin e tretë, në këtë kohë kur askujt nuk mund t`ia mësosh të shkruarit në mënyrë akademike. Në po këtë lëndë, jam notuar me 7-she, në temën që nuk ka lidhje, shembull, me privatizimin e PTK-së apo me inflacionin në Kosovë.! Universiteti i Prishtinës është i ftohtë, është po ai vendi ku me violinë e me fyell duhet të lozësh me dorëza. UP-ja të mërdhin, ty e intelegjencën që e ke pasë para se t`i futesh asaj. UP-ja pranon 2/3 e studentëve me pikë, e pjesën e mbetur e ka në lista lëpirësish që vijnë fringo me mbiemra familjarësh, të gjithë grumbull drejt valles nepotiste e akademike.

Por, Universitetit jo pak i shkaktojnë dëm edhe këta studenta. Këta, që në fakt, janë apatikët në vetvete e nuk kanë as zë rinor. Këta që blejnë libra profesorësh, e u buzëqeshin para syve atyre të cilëve nuk duhet t`ua japin këtë kënaqësi. Këta që një skriptë 10 faqëshe e kopjojnë në bankat e UP-së, bankat e tmerrshme, sepse ky është kapaciteti i vetëm trunor i tyre. Këta që më pas tentojnë Universitetet e mëdha !

Këta studentë, një pjesë e mirë e tyre, që qëllim kryesor në jetë e kanë idenë e notave të larta të UP-së, këtyre notave që mund shumë lehtë t`ua pordhë një fëmijë i klasës së 10-të.

Janë po këta që cdo ditë puthen me burokracinë e referentëve të lodhtë dhe me skriptat e dobëta e me mungesë shprehjeje nga të ashtuquajturit “profesorë”. Janë këta, studentët, ata që nuk reagojnë kurrë, që ende nuk e kanë kuptuar se UP-ja nuk ka pikë vlere për asnjë shtet të botës. Sepse nga këtu, dalim me indeksin mbushur dhjetëshe e me trurin e vogël plot zero Unë ende nuk kam diplomuar nga ky Universitet, dhe sic nuk do të quditesha, ka ndonjë nga studentët marionetë të profesorëve që do ta transferojë këtë shkrim në duart e po këtyre profesorëve. Megjithatë, më vjen mirë që kjo do të ndodhë, që dikush ta kuptojë se faji nuk është jetim, faji nis nga kokat e larta të cilat, sic e do rendi, këtë herë e transferuan fajin tek asistentët e tyre dhe janë fshehur pas perdeve e temave të vjedhura të diplomimit.

Jam tjetër njeri të dielave…

Standard

Ky qytet është i mirë vec të dielave, kur nuk duhet të durosh dikë të të pështyjë para fytyre. Unë të dielave jam vetvetja, asnjë ditë tjetër nuk jam. Të dielave e dua Prishtinën, të dielave e ndjej se mund të vdes.

Jam keq të dielave, shpesh, por shumëzim për dhjetë jam shumë mirë. Nuhas mungesën e njerëzve, në këtë qytet ku shpesh lëvizin edhe objektet e t`i pengojnë sytë dhe ku, vec të dielave nuk sheh skripta studentësh të dështuar. Të dielën edhe taksisti i mëngjesit më bëhet i dashur, të dielën duket se bërllogu i qytetit futet brenda kantave. Të dielën, sikundër disave, dua mos t`i vras qentë e qytetit që janë udhëtarët e mi. Të dielën në mëngjes, paramendojeni, unë nervoz nuk jam.

Të dielën që shkoi, besoj që kam derdhë lot nga kënaqësia. Vetja në këtë qytet të cdo dite më duket si një grua e vdekur që e shkelin, e përqeshin e në fund provojnë ta zgjojnë nga gjumi “për kohëra më të mira”. Kjo grua e vdekur, hajt nëse doni edhe burrë i vdekur mund të jem, të dielave përtërihet kryekëput. Të dielën që shkoi, isha një djalë i ri nën administrimin e Prishtinës sime, asaj që nuk i përket secilit që ka ndihmuar me pak copa muti për ta kthyer në kakë. Asnjë nga qindra fontanat nuk i ndihmojnë Prishtinës të dielave. Në rrugë duhet të shtrihem e ta shijoj se nuk ka asnjë njeri që paragjykon rreth meje.

61680_436076601955_361308_n

Nuk ia vlen se nuk gjej fjalë për Prishtinën e të dielave. Atë ditë nuk doja të ndihesha i dashuruar, cdo të dielë e ndjej se mund të jetoj këtu përgjithmonë. Kam kohë të mendoj, e ditëve tjera rrij me 300 persona prej të cilëve marr tregime kot së koti. Prishtinën nuk e kanë të gjithë, Prishtina e të dielave nuk e meriton të puthet me secilin.

Prishtina e të dielave nuk vjen erë Kosove, vjen erë Prishtine. Prishtina e të dielave të bën ta mallkosh secilën ditë të javës, ka lezet. Prishtina nuk është lokaliste, ajo pranon cdo ditë secilin që vjen e që edhe në zebra udhëtarësh provon të të hyj në gojë. E diela është lokaliste, të dielën e kam unë.

Cultures that destroy women

Standard

Days ago I was reading an article on how families should care about raising kids and how someone should not be a rapist. I actually didn’t think about rapists, I was thinking about how women all over the world are being raped in this “rape-culture.”  As a result, this act of humiliation has managed to capture the peak of being identified as culture, and this is happening to become an alarming situation.

This time, I will write about women, about “cultures” and “traditions” that are mystically being spread all over the planet. Rape is not a culture; it has never been. It has been created by men. As a result, my feminism has just begun here. Even when men are raped, this happens by their counterparts. This vicious circle is created by men, whom in an urgent way are starting a culture which not surprisingly finds respect. Thus, there is one more culture to be ranged among sex culture, religious culture, dress culture, culture at work or at speaking and behaving. Raping should never be listed as a behavior, but it`s becoming such one.  We, men, are contributing to it.

Back to Kosovo, my ghetto country that still has women who travel, at least they get visas. They also get raped, but that’s not highlighted on the news.

Women of my country need to fight for their rights, they should leave the so called “comfort zone”, they should consider that they don’t need quotas to be equated with a patriarchal society that prevails not only in my country. To me, quotas are just a “tradition” which rather than supporting women, from my own perspective,  are just a self-victimization. Quotas brought self-proud women in the Parliament, but those are not the typical successful women of one country.  One who still talks about how many faculties and conference she has been in and does nothing in return, is the typical situation when women just use quotas to become something and someone useless, and not an important mechanism.

If months ago I misjudged and said that girls of my city should behave normally according to norms that are obviously and significantly established with total masculinity, I myself don’t know what normality is. I think women need to start yelling and shouting, extracting themselves from within, and releasing the energy of revolt which means suffering for a lot of years. How can you possibly wait for the emancipation process if you still manage to wake up every morning and limit the space this gender uses to express themselves.  Why should we create an environment where women should be dressed just in an official way, I mean, who created this “culture”. Why is it becoming a “culture”?.

Kosovo’s women face significant gender-based violence and little respect for a victim’s right to confidentiality. We had a war 15 years ago, and still women cannot go on the record and tell about what really happened to them. It’s a shame, they say, it’s a dishonor to the whole family!!.

I personally, as a man, need to rely on Kosovo`s perspective. Women here have a “tradition” of giving their property to older brothers, because there is no other way of respecting old, withered and sterile mentality. A tradition that is not updated for hundreds of years, moreover based on a Kanun practiced in a small percentage in Kosovo`s territory, which later on became a tradition. A Kanun that recognizes no childishness, no gender equality and women`s exposure from an unfazed and self-determined masculine style. I am sorry to say, but this is a culture and thus needs to be deposed.

Feminism is not just about women, it`s not just “Exotic becomes Erotic”. it’s about opposing a patriarchal society that is developed to the fullest. Kosovo is just one of them, with women being oppressed, neglected and discriminated.

Për juve, lëpistret e reja politike

Standard

Duke mos dashur t`ju faktorizoj, sepse kjo do ti bënte favor fushatave tuaja politike që nisin me fotografitë profesionale plot sherk nëpër Facebook dhe mesazheve që jam i sigurtë nuk i shkruani vet (sepse disa prej jush i njoh edhe personalisht), për juve lëpistrave politike që me 21 vjec kandidoni për Asambletë Komunale i kam vec këta paragrafë:

1

Në vend se të shiteni se në Kosovë gjithcka është mirë, për më tepër të shiteni për pak para drejt fushatave që po e sabotojnë krejt popullin e këtu edhe juve, do të ishte mirë të mos na shitni fore furragjinjësh me këtë premtim apo atë premtim. Për ty, njërën që të kam shoqe, premtimi i vetëm që do ta bësh është se me të ardhur në atë Asamble do ta shtosh numrin e garderobës ngjyra ngjyra që vec ti menon se duket fashion.

 2

Shoku im, që nuk dëshiron të punojë sepse vrapon prapa një tjetri si një qen jobesnik ndaj shefit të tij totalitar, në vend se ta përpunojë CV-në e tij ka zgjedhur të hajë nga dora e një partie që pos ndërtimit të qindra fontanave në qytet, nuk ka bërë asgjë më shumë. Edhe këtij po i them se do të ishte mirë të mendonte pak për ardhmërinë e tij, herëdo kurdo ai shefi i tij do ta shpullatë njashtu sic ka bërë me të tjerë si ky, servilë tinejgjerë.

3

Pse nuk bëheni si ajo vajza që ai cjerri maskën Isa Mustafës?…. Sepse nuk keni guxim, nuk keni unison me dinjitetin e moralin tuaj, sepse zëri juaj i arsyes më shumë është kallëp për të dalë në pah si një tjetër zë i një rinie të vyshkur, e që ju vetë i qëndroni në krye. Do t`ju arsyetoja nëse shefat do t`i kishit shembuj, njerëz që synojnë realisht ti mbajnë premtimet, por nuk e keni kuptuar që jeni vetëm ajo pjesë e rinisë e cila manipulohet shumë lehtë. Keksat, ju jeni ata që i keni hangër të parët, prandaj mos u dukni krenar kur qoni ata gishtat ndaj njerëzve apo kur bëni fansa në rrjete sociale. Më besoni, askush nuk beson në vetë besimin tuaj për ndryshim. Në Kosovën e  Fushë Kosovën Europiane, apo në Lipjanin parisien, nuk besojnë edhe ata që paguhen të besojnë. Mes tyre jeni edhe ju, ju që të parët keni rënë në grackë.

4

Konsideroni aktivizmin tjetër për ndryshim. Studentët aktivë, nxënësit aktivë, intelektualët e moshës suaj, Klubi Politik i Studentëve…..këta bari nuk hajnë. Edhe këta, njëjtë sic mund të jeni edhe ju, kanë synim të vetëm ndryshimin në këtë shtet, por kjo jo duke përkrahur personazhet që i kanë ndërruar 5 parti në 1 mandat ose këtë tjetrin që nuk e di mirë shqiptimin e fjalës “insfrastruksturë”. Njëjtë si ajo videoja qesharake e para disa vitesh, Agim Ceku na e solli fringo sivjet. Shokët e shoqet tuaja të këtij profili duan ndryshimin, them që kanë nevojë edhe për neuronet tuaja të shëndosha.

5

Dhe për fund, duhet ta kuptoni se jeni ura lidhëse mes kokave të larta mashtruese  dhe njerëzve të vegjël si puna ime, qytetarisë normale. Nuk ju këshilloj të studioni mastere nëpër Evropë, krejt cka mund të bëni është të ktheheni nga një lëpistër pa shije e politikës në persona artikulues. Do të mendoj për pak minuta se ju jeni ata që e bëni ndryshimin, por  jo. Në  fakt, qytetaria aktive është instrumenti më i mirë drejt një jetë më të mirë. Edhe ju, të rinjtë që po kandidoni për Asamble, jetën e keni nën zero, nuk mund të mos ankoheni për më shumë. Mua, në  fakt, glamuri juaj më pengon tej mase, sepse si ju edhe unë kam zgjedhur të reagoj në mënyrat e mia, por jo ti vrapoj pas një kryetari e t`ia mbaj setrën derisa ai flet kot, përshëndet mamin e babin apo premton prapë 24 orë ujë të pijshëm, për të disatën herë. Edhe ne jemi lodhur. Unë qëndroj me këta që i kundërshtojnë politikanët, me këta që aktivizohen ndryshe në politikë, me këta që mendojnë për dinjitetin personal dhe që krijojnë karrigen e tyre, jo duke e ngrohur atë të “shefit”.